image 77-vjeçari në Lipjan denoncohet për dhunë nga gruaja me të cilën bashkëjetoi, ajo refuzon të kthehet me të

Siguri

77-vjeçari në Lipjan denoncohet për dhunë nga gruaja me të cilën bashkëjetoi, ajo refuzon të kthehet me të

news image

Foto ilustruese


Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një 57-vjeçare në Lipjan, e cila e ka raportuar burrin me të cilin ka bashkëjetuar për dhunë në familje.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se i dyshuari vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmë në Polici dhe ka deklaruar se nuk dëshiron që të vazhdojë bashkëjetesën me të dyshuarin.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari 77-vjeçar është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/