image 76-vjeçarja gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

Siguri

76-vjeçarja gjendet e vdekur në banesën e saj në Mitrovicë, policia nis hetimet

news image

Një grua 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në banesën e saj në Mitrovicë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/