image 76-vjeçari përplas me veturë nënë e bir në rrugën Korçë-Ersekë, 3-vjeçari s'i mbijeton plagëve

Shqipëri

76-vjeçari përplas me veturë nënë e bir në rrugën Korçë-Ersekë, 3-vjeçari s’i mbijeton plagëve

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë–Ersekë, në fshatin Kamenicë, ku një i mitur ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe ka përfshirë një automjet që drejtohej nga një 76-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, automjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin Sh. V., 76 vjeç, ka përplasur dy këmbësorë, nënë e bir, shtetasen Sh. M., rreth 44 vjeçe, dhe djalin e saj të mitur, rreth 3 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, fëmija ka ndërruar jetë në spital, ndërsa nëna e tij po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e automjetit, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/