Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur 75 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 88 persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se 3 prej tyre janë për dhunë në familje.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 16 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj 8 të dyshuarve.
Ndërsa Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një kërkesë për caktim të paraburgimit të tre personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Kurse, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur një aktakuzë kundër një të pandehuri për veprën penale “Dhuna në familje”.