image 73 fëmijë të infektuar me COVID-19 janë trajtuar në Pediatri që nga korriku

Shëndetësi

73 fëmijë të infektuar me COVID-19 janë trajtuar në Pediatri që nga korriku

news image

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se që nga hapja e repartit COVID në Klinikën Pediatrike në muajin korrik, janë trajtuar 73 fëmijë të infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Krasniqi këtë e bëri të ditur pas një vizite që kishte në këtë klinikë, gjatë së cilës tha se aktualisht tre fëmijë po trajtohen aty.

“Në repartin COVID të Klinikës Pediatrike të QKUK gjithsej 73 fëmijë u trajtuan që nga muaji korrik, kur u hap ky repart. Sot, vizitova 3 fëmijët që aktualisht po trajtohen ne këtë repart. Edhe pse kishin vendosur maskat, buzëqeshja fare lehtë vërehej në fytyrat e tyre. Vendosja e maskave nga fëmijët le të shërbejë si mesazh për të gjithë ne që edhe gjatë festave të fundvitit të respektojmë masat anti-COVID. T’ua ruajmë buzëqeshjen fëmijëve tanë. Të ruajmë shëndetin e tyre dhe familjarëve e më të dashurve tanë”, shkroi ndër të tjera Krasniqi në Facebook./Gazeta Sinjali/

Fëmijët dhe COVID-19 Të nderuar prindër, Pandemia COVID-19, nuk kurseu as fëmijët tanë. Si në mbarë botën ashtu edhe…

Posted by Valbon Krasniqi on Monday, December 28, 2020