Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se më shumë se 720 persona janë vrarë në Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit që kanë qenë të pushtuara nga trupat ruse, ndërsa më shumë se 200 të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Kryebashkiaku, Anatoliy Fedoruk, ka thënë se në Bucha ishin gjetur 403 trupa. Zyrtarët ukrainas tha se po shqyrtojnë gjithashtu ngjarjet në rrethin Brovary, i cili ndodhet në verilindje, raporton SkyNews.
Trupat e pajetë të gjashtë civilëve u gjetën në një bodrum në fshatin Shevchenkove dhe forcat ruse besohet të jenë përgjegjëse.
Rusia ka mohuar akuza të tilla.