image 72 raste të reja me koronavirus sot në Prishtinë, Zemaj paralajmëron një vendim për kryeqytetin

Shëndetësi

72 raste të reja me koronavirus sot në Prishtinë, Zemaj paralajmëron një vendim për kryeqytetin

news image

Nga 124 rastet e reja me koronavirus që u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 72 prej tyre janë nga Prishtina, raporton Gazeta Sinjali.

Zemaj tha se ky numër është shqetësues, andaj apeloi për kujdes, duke paralajmëruar për një vendim për kryeqytetin.

“Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid. Para një vendimi ndyshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve! Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook./Gazeta Sinjali/