image "70-30 ndarja e fitimeve", Usyk i pranon të gjitha kushtet e Furyt për tu ndeshur me të

Sporte Luftarake

“70-30 ndarja e fitimeve”, Usyk i pranon të gjitha kushtet e Furyt për tu ndeshur me të

news image

Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk ka pranuar të gjitha kushtet që i ka propozuar Tyson Fury dhe meçi pritet të ndodh gjatë këtij viti.

Fury i kishte kërkuar boksierit ukrainas që fitimet t’i ndanin 70 me 30 në rast të ndonjë meçi.

Edhe pse duke parë dallimin e madh, shumë ekspert e quajtën të pamundur luftën mes dy kampionëve. Por, para pak minutave Usyk e pranon ofertën duke e quajtur Furyn si “të pangopur”.

Nuk dihet se në cilin muaj do të ndodh ky meç, por ajo që dihet tashmë është që dy boksierët kanë arritur marrëveshje.

/GazetaSinjaliSport/