image 7 vjet burg ndaj të akuzuarit për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, i ngrihen një banesë dhe pesë vetura  

Siguri

7 vjet burg ndaj të akuzuarit për vjedhjen e argjendarisë në Prizren, i ngrihen një banesë dhe pesë vetura  

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me shtatë vjet burgim një person të shpallur fajtor për vjedhje të rëndë, lidhur me grabitjen e një argjendarie në fillim të vitit 2025.

Sipas vendimit të gjykatës, i dënuari, në bashkëpunim me një shtetas bullgar, organizoi dhe realizoi hyrjen me forcë në një argjendari në Prizren, ku pasi dëmtuan kasafortën, morën rreth 3 kilogramë ar, një kilogram argjend, monedha ari dhe sende të tjera me vlerë. Dëmi i shkaktuar pronarit të biznesit është llogaritur në 195 mijë euro.

Nga hetimet rezulton se të pandehurit, të maskuar dhe të pajisur me mjete për thyerje, tentuan po ashtu të kryenin një tjetër grabitje në një argjendari të qytetit, por nuk arritën të hapnin kasafortën dhe u larguan pa marrë sende me vlerë.

Në një rast tjetër, i njëjti person u shpall fajtor edhe për hyrje me forcë në një objekt privat, ku vodhi pajisje elektronike dhe dëmtoi sistemin e kamerave të sigurisë.

Përveç dënimit me burg, gjykata i ka shqiptuar të akuzuarit edhe një gjobë prej 2 mijë eurosh, ndërsa e ka detyruar të kompensojë dëmin prej 195 mijë eurosh ndaj të dëmtuarit.

Nëse kjo shumë nuk paguhet, do të konfiskohet pasuria e tij me vlerë të barabartë. Për këtë qëllim janë ngrirë një apartament me sipërfaqe 117 metra katrorë dhe pesë mjete motorike, të cilat mund të shiten për të mbuluar dëmin e shkaktuar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/