image 7 viktima dhe 286 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

7 viktima dhe 286 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë vdekje dhe 286 raste të reja me COVID-19, kurse janë shëruar 543 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 127 mijë e 795 raste pozitive me COVID-19, 2 mijë e 304 kanë vdekur, 96 mijë e 62 janë shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive është 28 mijë e 819./Gazeta Sinjali/