image 67 vite në qiell, vdes në moshën 88-vjeçare stjuardesa më jetëgjatë në botë

Travel

67 vite në qiell, vdes në moshën 88-vjeçare stjuardesa më jetëgjatë në botë

news image

Bette Nash, stjuardesa më jetëgjatë në botë është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare pas gati 67 vitesh në qiell.

Nash filloi të fluturonte me Eastern Airlines në 1957 dhe kryesisht punonte në linjën midis Uashingtonit dhe Bostonit, në mënyrë që të mund të ishte në shtëpi çdo natë për t’u kujdesur për djalin e saj.

Ishte romanca dhe magjepsja e fluturimit që e tërhoqi fillimisht Nash duke e shtyrë të bënte këtë punë.

“Doja të bëhesha stjuardesë që nga momenti kur hipa në aeroplanin e parë. Asokohe isha 16 vjeç. Piloti dhe stjuardesa po ecnin nëpër korridor dhe unë mendova Oh Zot, kjo është ajo që dua të bëj”, tha ajo dikur në një intervistë për CNN.

Sipas Guardian, në vitin 2022, Nash fitoi një rekord botëror Guinness si stjuardesa më jetëgjatë. Ajo kurrë nuk u tërhoq zyrtarisht nga roli i saj në American Airlines dhe vdiq më 17 maj në një bujtinë pas një diagnoze të fundit të kancerit të gjirit.

“Ne vajtojmë vdekjen e Bette Nash, e cila kaloi gati 7 dekada duke u kujdesur për klientët tanë në ajër. Ajo nisi punë në vitin 1957 dhe mbajti Rekordin Botëror Guinness për stjuardesën me shërbimin më të gjatë. Bette frymëzoi gjenerata të stjuardesave. Fluturo lart, Bette. Nuk do të harrohesh”, thuhet në një postim në rrjetet sociale nga American Airlines.

/GazetaSinjali/