image 62 vrasje nga bandat brenda ditës, El Salvador në gjendje të jashtëzakonshme

Botë

62 vrasje nga bandat brenda ditës, El Salvador në gjendje të jashtëzakonshme

news image

Parlamenti i El Salvadorit ka miratuar një gjendje të jashtëzakonshme pasi vendi i Amerikës Qendrore regjistroi dhjetëra vrasje të lidhura me bandat në një ditë të vetme.

Policia raportoi 62 vrasje të shtunën, duke e bërë atë periudhën 24-orëshe më të dhunshme që nga fundi i luftës civile në 1992. Vitin e kaluar, vendi i goditur nga bandat regjistroi 1,140 vrasje, niveli më i ulët në 30 vjet.

Megjithatë, kjo ende barazohet me 18 vdekje për 100,000 banorë. Në nëntor, një tjetër valë dhune çoi në vdekjen e më shumë se 40 personave brenda tre ditëve, shkruan BBC.

Disa orë përpara se deputetët të votonin për kompetencat e reja, të cilat do të qëndrojnë në fuqi për 30 ditë, policia tha se katër liderë të bandës Mara Salvatrucha ishin arrestuar për vargun e vrasjeve.

Presidenti Nayib Bukele, i zgjedhur në vitin 2019 me premtimet për të luftuar krimin e organizuar dhe për të përmirësuar sigurinë, tha: “Kemi pasur një tjetër rritje të vrasjeve, diçka që kishim punuar kaq shumë për ta reduktuar. Ndërsa luftojmë kriminelët në rrugë, ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodh dhe kush po e financon këtë”.

/GazetaSinjali/