Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 60 pacientë janë duke marrë trajtim në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas ShSKUK, prej këtyre pacientëve, 33 janë me oksigjeno-terapi dhe tre janë në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 7 pacientë.
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19.
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.
Spital i Pejës, 4 pacientë.
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë.
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë.
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Sinjali/