Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë javës së kaluar 29.06-05.07.2026, ka intensifikuar kontrollet në trafik me fokus të veçantë tek drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej 60 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 30 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të planit operativ.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!