Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 19 pacientë me COVID-19, ku 12 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë janë në gjendje më të rëndë, transmeton Gazeta Sinjali.
“Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 12 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit të Pejës.
Gjatë 24 orëve të fundit, 303 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./Gazeta Sinjali/