Shqipëria ka fituar me rezultat 4-2 kundër Islandës. Kjo fitore mbanë Shqipërinë ende në garë për kualifikime.
Shqipëria ishte më e mirë që nga fillimi i pjesës së parë të ndeshjes por golin e gjeti në minutën e 33-të ku Memushaj krosoi mirë për Kastriot Dërmakun që arriti të shënoi golin e parë për Kombëtaren shqiptare.
Me epërsinë minimale përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë u shënuan plotë pesë gola.
Në minutën e 47-të barazon Gylfi Sigurdsson por Shqipëria kthehet shpejt në lojë pas një goli të mrekullueshëm të Hysaj pasi u shërbye për mrekulli nga Manaj.
Islandezët kthehen në lojë në minutën e 58-të me Sigthorsson. Por, pas kësaj Shqipëria merr ndeshjen në dorë dhe arrin të shënojë dy gola.
Fillimisht ishte Odise Roshi që shënon në minutën e 79-të, kurse rezultatin e vulos në minutën e 82-të për rezultat 4-2.