Të dielën e kaluar (17 tetor) janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
E pas këtyre zgjedhjeve, 21 komuna nuk kanë arritur ta përcaktojnë liderin e komunës.
Në Prizren më së shumti vota nga diaspora ka marrë kandidati i LVV-së dhe kryetari aktual i kësaj komune, Mytaher Haskuka. 202 vota ka marrë Haskuka nga mërgata.
Ndërsa kundërkandidati i Haskukës, Shaqir Totaj ka marrë 171 vota.
Shaqir Totaj nga PDK do të përballet në balotazh me Mytaher Haskukën e LVV-së.