Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 58 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale, njofton Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 18 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 27 aktakuza kundër 27 personave për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur katër aktakuza për pesë persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej gjashtë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjetit, rimorkios dhe çelësin e automjetit, të cilat dyshohen se janë përdorur në kryerjen e veprës penale. Gjatë ditës se enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur gjithsej shtatë aktakuza ndaj gjithsej shtatë personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur nëntë aktakuza, kundër nëntë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë, kundër dy personave, për veprat penale, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi “ , “ Mashtrimi”, dhe veprën penale “ Shantazhi”.
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale./Gazeta Sinjali/