image 56 mijë euro për një kurs nga fondet publike, dorëhiqet ministrja e Financave

Botë

56 mijë euro për një kurs nga fondet publike, dorëhiqet ministrja e Financave

news image

Ministrja e Financave në Finlandë, Katri Kulmuni, u dorëhoq nga detyra, pasi rezultoi se kishte shpenzuar 56 mijë euro fonde publike, për një kurs lidhur me teknikat e komunikimit në media.

Fillimisht 32-vjeçarja, e cila është anëtarja më e re në qeveri, propozoi që t’i kthente paratë.

Por më pas, kur një revistë zbuloi se shuma e paguar për agjencinë Tekir Oy kishte shkuar në 56 mijë euro për gjashtë muaj, ministrja vendosi të jap dorëheqje.

“Vetëm këtë javë e kuptova shumën totale dhe arrita në përfundimin se nuk mund të vazhdoj më si pjesë e qeverisë”, deklaroi ministrja.

Kryeministrja Sanna Marin, e pranoi dorëheqjen dhe deklaroi se “Ishte një vendim i vështirë”.