Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 54 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së /Gazeta Sinjali /