image "53 milionë për “Bechtel Enka”, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy personave tjerë

Drejtësi

“53 milionë për “Bechtel Enka”, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy personave tjerë

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish- këshilltarit të tij Eset Berisha dhe ish-zyrtarit Nebi Shatri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, ata dyshohet se e kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që 53 milionë euro i ishin dhënë “Bechtel-Enka-s” si kamat-vonesë për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

/GazetaSinjali/