image Asgjësohen 52 tonë mish nga Brazili i dedikuar për në Kosovë

Kosovë

Ushqim/ Asgjësohen 52 tonë mish nga Brazili i dedikuar për në Kosovë

news image

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas kontrolleve në portin e Durrësit ka kapur një sasi të konsiderueshme mishi të pasigurt për konsu.

Ngarkesa e parë prej 74 ton mish derri vinte nga Kanadaja me mangësi në dokumenta dhe me prani të Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në Bashkimin Europian.

Dy ngarkesa me sasi totale 52 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit.

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike Salmonella.

Gjashtë ngarkesa 152.631 ton në total) janë në proces përmbyllje praktike për kthimin në vendin e origjinës ose asgjësim. Ato vinin nga Brazili dhe Qipro, kryesisht mish viçi, mish derri dhe fileto pule./Sinjali/