image 51 vjeçari me probleme mendore kreu masakrën në Gjermani, policia jep detaje të reja

Evropë

51 vjeçari me probleme mendore kreu masakrën në Gjermani, policia jep detaje të reja

news image

Gjermania u trondit të martën, pas sulmit me makinë të një personi ndaj qytetarëve këmbësorë në qytetin Trier.

Deri më tani hetimet nuk kanë gjetur motive politike apo fetare pas sulmit të personit të lindur në Trier. Në media është njoftuar, se i arrestuari 51-vjeçar personi kishte jetuar disa ditë në automjetin e huazuar nga një mik.

I arrestuari do t’i paraqitet të mërkurën gjykatësit. Sipas të dhënave të para të prokurorisë ka shenja për një sëmundje psikike të të arrestuarit. Autoritetet duhet të vendosin, nëse ai do të dërgohet në paraburgim apo në një qendër të mbyllur psikiatrie.

Hetimet e deritanishme kanë konfirmuar, se personi me automjetin Landrover të martën mbasdite, kërkoi me qëllim të vriste njerëz në zonën e këmbësorëve në Trier, sepse këtë e tregon edhe mënyra e lëvizjes së makinës me zigzage për rreth 600 metra.

Si pasojë e sulmit humbën jetën 5 vetë në Trier, mes tyre edhe një foshnjë 9 javëshe. 14 vetë u plagosën, disa gjenden ende në gjendje të rëndë.

Prokuroria e kategorizon sulmin si vrasje të shumëfishtë, përpjekje për vrasje dhe lëndim me pasoja të rrezikshme për jetën.

/GazetaSinjali/