COVID-19

Të infektuar

10988

Të shëruar

6616

Të vdekur

373

“50 mijë qytetarë mund të humbin vendin e punës për shkak të pandemisë”

news image

Si pasojë e pandemisë COVID-19, deri në 50 mijë qytetarë të Kosovës mund të humbin vendin e punës, ka deklaruar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në mënyrë që vendet e punës të mos shuhen, intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur bizneset është i domosdoshëm, thotë Rukiqi për REL.

Ekonomia e Kosovës, sipas OEK-ut, gjatë muajve të mbylljes (13 mars – 1 qershor) ka shënuar humbje deri në 10 milionë euro në ditë, ndërkohë që humbjet po vazhdojnë pasi që në fuqi vazhdojnë të jenë ende masat kufizuese për parandalimin e koronavirusit.

“Ne shumë lehtë mund të humbim shumë kompani, të cilat mund të detyrohen të shkojnë në procedura të falimentimit e ndoshta edhe bankrotimit të plotë dhe në të njëjtën kohë mund të humbim shumë vende të punës, të cilat me shumë vështirësi janë krijuar në Kosovë, edhe në kohën kur ekonomia ka pasur trend të rritjes”, ka deklaruar Rukiqi. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin