image 50 mijë euro të ardhura vjetore, drejtori i Trustit tërhoqi edhe 10 për qind të kursimeve në Fondin Pensional

Kosovë

50 mijë euro të ardhura vjetore, drejtori i Trustit tërhoqi edhe 10 për qind të kursimeve në Fondin Pensional

news image

Hiç më pak se 50 mijë euro pagë vjetore merr një ndër zyrtarët më të paguar në vend, e që është Adrian Zalli, drejtor menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST), raporton Gazeta Sinjali.

Në formularët e deklarimit të pasurisë të cilët u publikuan nga Agjencia Kundër Korrupsion, Zalli ka deklaruar edhe rreth 300 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale të Kosovës dhe ato amerikane.

Pjesë e tyre janë edhe mjetet të cilat i kishte tërhequr pas vendimit për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale në Trust, të cilat kapin vlerën e 16 mijë e 579 eurove.

Kjo nënkupton se kontributet e drejtorit Zalli në Trust kanë arritur vlerën e përgjithshme prej mbi 160 mijë euro.

Zalli ka deklaruar një veturë të blerë në vitin 2007 në vlerë prej 12.700 euro, ndërsa ka bërë të ditur se ende jeton me qira dhe nuk ka shtëpi në emër të tij.


/GazetaSinjali/