image 5-vjetori i SPAK, Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri

Shqipëri

5-vjetori i SPAK, Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit mbërrin në Shqipëri

news image

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Ballkanin Përdëndimor, Alexander Kasanof, bën vizitën e parë në Shqipëri.

Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës.

Burime diplomatike konfirmuan për A2CNN se vizita e Kasanof në Shqipëri lidhet vetëm me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5 vjetorin e SPAK, që mbahet të enjten në kryeqytet.

Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i SHBA, që bashkë me BE, janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi.

/GazetaSinjali/