image 5 mijë e 459 qytetarë u vaksinuan kundër koronavirusit dje në Kosovë

Shëndetësi

5 mijë e 459 qytetarë u vaksinuan kundër koronavirusit dje në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjitha qendrat e vaksinimit, janë dhënë 5 mijë e 459 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj ministrie, prej fillimit të vaksinimit në të gjithë vendin janë dhënë 1 milion e 759 mijë e 797.

Deri sot, 832 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq, janë dhënë 65 mijë e 147 doza përforcuese dhe doza të treta kundër këtij virusi./GazetaSinjali/

No photo description available.