image 5 mësuese nga e njëjta shkollë sëmuren njëkohësisht nga kanceri, padisin kompaninë

Botë

5 mësuese nga e njëjta shkollë sëmuren njëkohësisht nga kanceri, padisin kompaninë

news image

Pesë mësuese nga një shkollë në periferi të Çikagos kanë paditur një kompani që merret me sterilizimin e pajisjeve mjekësore, “Sterigenics”, pasi ka përdorur për dekada një lëndë kimike që shkakton kancerin, dhe ka qenë e vendosur pranë shkollës së tyre.

Paditëset kanë dhënë mësim te shkolla që ndodhet gati 1 km larg fabrikës, e cila ka përdorur oksid etileni për të sterilizuar me miliona pajisje mjekësore ndër vite, që pasi u hap në vitin 1984, e deri në shkurt të vitit 2019, kur u mbyll për shkak të akuzave se po lëshonte gazra kancerogjenë në ajër.

Pesë nga mësuesit që kanë punuar në atë shkollë gjatë kësaj periudhe janë diagnostikuar me kancer gjiri, ndërsa e gjashta me limoma vdekjeprurëse, dhe mund të mos jetojë dot më shumë se një vit.

Gratë tregojnë se ato jepnin mësim me dritaret hapur gjatë periudhës së ngrohtë të vitit, dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për oksidin e etilenit. Gratë thonë se kanë vënë re që shumë prej kolegëve të tyre janë sëmurur gjithashtu nga kanceri, ndër vite.