Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se pesë femra janë përfshirë në një rrahje në Prishtinë më saktësisht në rrugën “Shpëtim Robaj”.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali.
Ka thënë se pesë femrat e përfshira në rrahje janë duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Aktualisht palët e përfshira në rast 5 persona (femra), janë shoqëruar në stacion policor dhe janë duke u intervistuar nga ana e policisë”, ka deklaruar Ahmeti./Sinjali/