image 498 pacientë të hospitalizuar në spitale rajonale, 260 në oksigjeno-terapi

Shëndetësi

498 pacientë të hospitalizuar në spitale rajonale, 260 në oksigjeno-terapi

news image

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë të ditur se 498 pacientë të cilët janë konfirmuar me koronavirus ose që po presin rezultatet e testit janë të hospitalizuar në QKUK dhe spitale rajonale.

Prej 498 pacientëve, Krasniqi bëri të ditur se 260 prej tyre janë në oskigjeno-terapi.

“Nga 498 pacientë,  225 i kemi në klinikat e QKUK-së dhe 275 nëpër spitalet regjionale. Gjendja e tyre është e rënduar, 35 janë të kyçur në respiratorë, 13 të intubuar dhe 22 me metoda të tjera joinvazive të frymëmarrjes së asistuar dhe gjendjen e tye e vlerësojmë si kritike. Kemi rreth 260 pacientë të cilët janë në oksigjeno-terapi të vazhdueshme”, tha Krasniqi. /Gazeta Sinjali/