image Ja si do të duket salla koncertale 'Gërmia' në qendër të Prishtinës

Muzikë

Ja si do të duket salla koncertale ‘Gërmia’ në qendër të Prishtinës

news image

Është shpallur fituesi për projektin ideor të sallës koncertale Gërmia, transmeton Gazeta Sinjali.

Çmimin e parë për projektin me titull “One Roof – Gërmia for Concert Hall” i autorit japonez të njohur botërisht, Kengo Kuma i cili bashkëpunoi me disa studio arkitekturore për të ardhur deri te ky projekt.

Njoftimi:

SALLA KONCERTALE GERMIA

Eshte shpallur fituesi per projektin ideor te salles koncertale Germia. Komuna e Prishtines – juria profesionale per konkurs projektimi, adaptimi i kompleksit ishte Germia per salle koncertale, vleresoi projektet si me poshte:

Çmimin e I-re shkon per projektin me titull “One Roof – Germia for Concert Hall” i autorit japonez te njohur boterisht, Kengo Kuma i cili bashkepunoi me disa studio arkitekturore per te ardh deri te ky projekt i mrekullueshem;

Çmimi i II-te shkon per Shkelqim Osmani, Vizion Projekt, MA Studio dhe parteneret, si dhe;

Çmimi i III-te per projektin e Prof. Arber Sadiki, i cili bashkepunoi me G+A Architects.

Ky eshte hap i radhes qe eshte ndermarre nga Komuna e Prishtines per jetesimin e sallen koncertale dhe ne bashkepunim nder-institucional ne do te vazhdojme angazhimin per hapat e ardhshem deri ne finalizimin e projektit te Salles Koncertale Germia.

Ky projekt eshte i domosdoshem per qytetaret e artistet e qytetit tone.

Ju faleminderit te gjitheve per bashkepunimin, vecanerisht studiove arkitekturore per punen shkelqyeshme ne propozimet e dorezuara.

Disa nga punet e arkitetit te mirenjohur japonez Kengo Kuma, mund ti gjeni ne linkun:

Gjithashtu, ne komente gjeni disa nga fotografite e projektit.

#prishtina????

/Gazeta Sinjali/