Aktualisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet e Përgjithshme janë duke u trajtuar 461 pacientë me COVID-19 prej të cilëve 35 janë në gjendje të rëndë shëndetësore kurse 439 janë nën asistimin e oksigjenoterapisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të ShSKUK-së, vetëm në QKUK janë të shtrirë 169 pacientë me COVID-19, prej të cilëve 13 janë në gjendje të rënduar kurse 185 me oksigjenoterapi.
Kurse, numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitalet e përgjithshme është 292, prej të cilëve 22 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë: 22 prej tyre në gjendje të rënduar, 292 të konfirmuar pozitivë, 254 me oksigjeno-terapi, Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme, Spitali i Prizrenit, 57 pacientë , Spitali i Gjakovës, 57 pacientë, Spitali i Pejës, 81 pacientë, Spitali i Gjilanit, 48 pacientë, Spitali i Ferizajt, 46 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 41 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/