image 456 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

456 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

news image

Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19 që nga marsi i vitit të kaluar, kur edhe dolën rastet e para pozitive, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo për dallim nga muajt e verës, në muajin e fundit gjendja me koronavirus është qetësuar.

Aktualisht, në Kosovë janë 456 raste aktive me COVID-19, shkruan Sinjali.

Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste pozitive, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 21, e numri i përgjithshëm është 157.205.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 2,974.

/GazetaSinjali/