Policia e Kosovës ka publikuar bilancin e ngjarjeve në trafik për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar gjithsej 44 aksidente në mbarë vendin.
Sipas statistikave zyrtare, dy prej aksidenteve kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa 21 kanë shkaktuar persona të lënduar. Po ashtu, 21 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Gjatë së njëjtës periudhë, Policia ka shqiptuar gjithsej 1,502 gjoba trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur gjithashtu se janë arrestuar 17 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!