image 43-vjeçari i kërkuar kapet në Jarinjë, sulmon fizikisht zyrtarin policor dhe ik përtej kufirit

Siguri

43-vjeçari i kërkuar kapet në Jarinjë, sulmon fizikisht zyrtarin policor dhe ik përtej kufirit

news image

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur dje pasdite në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë, ku një person që po tentonte të kalonte kufirin ka rezultuar se është i kërkuar nga organet e drejtësisë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pasi një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes që ta shoqërojnë të dyshuarin në stacion, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve që po ia vendoste prangat.

Menjëherë pas kryerjes së kësaj vepre, 43-vjeçari është arratisur dhe ka kaluar kufirin, duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që deshën ta arrestojnë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Sulm ndaj personit zyrtar’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/