Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 43 pacientë të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ta, 22 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa në Repartin e Mjekimit Intesiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.
Aktualisht në këtë klinikë janë në pritje të rezultateve të 13 personave të infektuar, ndërsa një rast i cili është shëruar plotësisht nga COVID-19 po vazhdon trajtimin në klinikë.
Ky është njoftimi i plotë:
Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 15/06/2020, gjinden të hospitalizuar 57 raste.
Prej tyre të sëmurë me Covid 19 janë gjithsej 43 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon: nga 43 raste të infektuar me Covid 19, 20 raste janë në gjendje stabile.
Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdejse intensive.
Jemi në pritje të rezultateve për 13 raste, ndersa 1 rast i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për Covid 19 vazhdon trajtimin në klinikë./Gazeta Sinjali/