image 41-vjeçari nga Kosova rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet në spital

Shqipëri

41-vjeçari nga Kosova rrezikon të mbytet në Shëngjin, dërgohet në spital

news image

Pas raportimit për helmim të disa pushuesve nga Kosova në një hotel të Shëngjinit, një tjetër incident po raportohet nga atje me viktimë sërish një shtetas të Kosovës.

Një pushues 41-vjeç nga Kosova raportohet se ka rrezikuar të mbytet në bregdetin e Shëngjinit.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00 dhe pushuesi është transportuar menjëherë në spital nga ambulanca pasi i është dhënë ndihma e parë nga mjekët në bregdet, raporton TopChannel.

Pushuesi po merr trajtimin e nevojshëm në spitalin e Lezhës, dhe gjendja e tij shëndetësore është drejt normalizimit.

/GazetaSinjali/