Në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri janë duke u trajtuar 41 pacientë, prej të cilëve 37 janë të konfirmuar pozitivë me koronavirus, ndërsa katër të tjerë të pakonfirmuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit ditor të spitalit, dy pacientë janë të intubuar, katër në CPAP maskë, ndërsa me oksigjenoterapi janë duke u trajtuar 28 pacientë.
Në mesin e të infektuarve janë edhe tetë infermierë dhe një staf mbështetës.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë kthyer gjithsej 33 kontrolla. /Gazeta Sinjali/