Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Tabakane në Elbasan, ku një person ka prerë damarët.
D.S dyshohet se janë inicialet e personit i cili preu damarët. Banorët e zonës konfirmojnë faktin se pas aktit ekstrem, ambulanca është vonuar të vijë në vendngjarje, ndonëse është lajmëruar prej tyre fillimisht dhe më pas prej policisë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje ambulanca ka ardhur rreth 1 orë me vonesë duke bërë qe burri të mbetet i shtrirë në rruge dhe te krijohen njolla të shumta gjaku.
Persona që e njohin personin që tentoi vetëvrasje bëjnë me dije se ai ishte i varur nga alkooli. Sipas të njohurve burri rreth moshës 40 vjeçare prej alkoolit kishte probleme familjare, ndërsa pak dite më parë kishte humbur një shok të tij te femijerise, çka dyshohet se ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike.
Ai është shtruar në spital ku po merr ndihmë të specializuar mjekësore, raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Gazeta Sinjali.