image 4 vjeçarja u aksidentua për vdekje, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Kosovë

4 vjeçarja u aksidentua për vdekje, dalin pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Ka ndërruar jetë A.Rr 4 vjeçare e aksidentuar sot në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë. E mitura ishte në cilësinë e këmbësores. Raportohet se lëndime trupore ka pësuar edhe nëna e vajzës. Shoferi i veturës P.A që dyshohet se shkaktoi këtë aksident është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’i përballoj plagët e mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, njofton policia, transmeton Sinjali.

Foto nga aksidenti ku humbi jetën 4-vjeçarja.

Për shtatë muaj në Kosovë (janar-korrik 2019), në aksidente të rënda trafiku, në cilësinë e shoferëve, pasagjerëve dhe këmbësorëve, kanë vdekur 56 persona. Nga 8.191 aksidente sa ndodhën gjatë kësaj kohe, janë lënduar mbi 6 mijë persona, raporton Sinjali.

Policia e Kosovës vazhsimisht po bën apel për kujdes në komunikacion/Sinjali/