image 4 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Shëndetësi

4 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 4 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kjo shifër e çoi në 1 mijë e 532 numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në vend.

Ndërkohë, gjatë këtij intervali kohor u regjistruan 307 raste të reja me koronavirus, derisa 221 pacientë u shëruan tërësisht.

Momentalisht në Kosovë janë 6 mijë e 896 raste aktive me COVID-19./Gazeta Sinjali/

221 TË SHËRUAR DHE 307 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, February 10, 2021