image 4 të plagosur në Prishtinë, konfirmohet nga Policia e Kosovës

Kosovë

4 të plagosur në Prishtinë, konfirmohet nga Policia e Kosovës

news image

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri 20 minuta më parë në Prishtinë më saktësisht në rrugën “Muharrem Fejza”.

Flora Ahmeti, zyrtare për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për Sinjalin se katër persona kanë mbetur të plagosur.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Për çdo detaj rreth rastit do te njoftoheni me kohe”, ka deklaruar Ahmeti./Sinjali/