image 4 të lënduar nga përplasja e veturës me kamionin në Drenas, alarmohet Policia, Emergjenca dhe Zjarrfikësit

Siguri

4 të lënduar nga përplasja e veturës me kamionin në Drenas, alarmohet Policia, Emergjenca dhe Zjarrfikësit

news image

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zabel të Ulët në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion, ndërsa sipas informatave të Policisë raportohet për katër persona të lënduar.

Policia së bashku me Emergjencën dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmi për Sinjalin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17:00 është marrë informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Zabeli i Ulët në Drenas.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit.

Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore.

Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident”.

/GazetaSinjali/