image 4 shqiptarë të dënuar për vrasje dhe drogë, arratisen nga burgu grek

Rajon

4 shqiptarë të dënuar për vrasje dhe drogë, arratisen nga burgu grek

news image

Pesë të burgosur janë arratisur mëngjesin e kësaj të hëne nga një burg në Kretë të Greqisë.

Mediat greke bëjnë me dije se të dënuarit për vrasje, grabitje dhe trafik droge janë arratisur nga burgu i Chanias.

Sipas mediave ato janë katër shqiptarë dhe një pakistanez , të cilët u transferuan nga Athina të shtunën, raporton abcnews.al.

Ata sot do të dërgoheshin për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Chania, por gjatë natës ose mëngjesin e sotëm kanë arritur të arratisen nga qendrat e paraburgimit.

Ndërkohë autoritetet greke janë në ndjekje të tyre./GazetaSinjali/