Katër punëtorë të një kompanie në Ferizaj, ia kanë marrë shefit një kamion dhe materiale të tjera, pasi që ky i fundit nuk i ka paguar katër muajt e fundit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi ka deklaruar se punimet ishin ndërprerë në një pushimore nga inspeksioni i punës.
Raporti i Policisë:
Ferizaj 08.10.2020-11:00. Me 15.10.2020 një m/k ka raportuar se pas pranimit të një kompanie për ndërtim të një pushimoreje ku inspeksioni i punës ua ka ndërprerë punimet, katër të dyshuarit m/k (punëtorë) nga punishtja ia kanë marrë kamionin dhe një pjesë materiale, pasi që ankuesi nuk u ka dhënë të dyshuarve pagat e fundit. Nuk raportohet për të arrestuar./ Gazeta Sinjali/