image 4 persona të vdekur dhe 38 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll konfirmon Governatori

Evropë

4 persona të vdekur dhe 38 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll konfirmon Governatori

news image

Guvernatori i qytetit të Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë se sipas raportimeve fillestare nga shpërthimi kanë mbetur 4 persona të vdekur dhe 38 të plagosur.

“Nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, sipas raportimeve fillestare, 4 persona kanë humbur jetën dhe 38 janë plagosur”, ka shkruar Yerlikaya në Twitter.

Të plagosurit tanë po trajtohen.

I urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë të lënduarve.

Zhvillimet do të ndahen me publikun”.

/GazetaSinjali/