India ka raportuar për 412,262 raste të reja me COVID-19 të enjten, duke shënuar sërish rekord rastesh të reja, sipas informatave të publikuara nga Ministria Indiane e Shëndetësisë.
Sipas autoriteteve, në këtë shtet, deri më tani janë shënuar 21,077,410 raste të prekjes me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë ditës së enjte, janë shënuar 3.980 vdekje si pasojë e COVID-19 që është po ashtu rekord vdekjesh që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë, kjo është dita e nëntë me radhë që numri i rasteve me fatalitet brenda 24 orëve, kalon shifrën prej 3,000.
Numri i të vdekurve në këtë shtet ka shkuar në 230,168 deri më tani. /Gazeta Sinjali/