image 39-vjeçari e mashtronte me para vajzën e mitur në Ferizaj, e dhunoi seksualisht disa herë nëpër motele

Siguri

39-vjeçari e mashtronte me para vajzën e mitur në Ferizaj, e dhunoi seksualisht disa herë nëpër motele

news image

Rastet e dhunës seksuale ku viktima janë vajzat e mitura, po rritet përditë e më shumë. Minorenet që po keqpërdoren seksualisht nga personat e rritur, shpesh herë përballen edhe me shantazhe nga të dyshuarit, të cilët i kërcënojnë ato në mënyrë që të mos denoncohen, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast është raportuar dje në Ferizaj, ku një vajzë 17-vjeçare ka deklaruar se është viktimë e dhunës seksuale nga një 39-vjeçar.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, ata të dy janë njohur 3-4 vite më parë në rrjete sociale, ku e mitura e cila në atë kohë ishte 13-14-vjeçare, dyshohet se është mashtruar nga i dyshuari, i cili i ka premtuar asaj para e të mira tjera në këmbim të marrëdhënieve intime.

E i dyshuari e kishte dërguar të miturën në një motel në Ferizaj, ku e kishte keqpërdorur seksualisht. Kjo ka ndodhur edhe herë tjera, por që viktima nuk ka guxuar të rrëfehet, për shkak se 39-vjeçari e ka shantazhuar se do t’ia publikojë fotografitë ku ajo shihet e zhveshur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se hera e fundit kur e mitura është keqpërdorur seksualisht është para dy muajve, derisa janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga ana e Policisë për kapjen e të dyshuarit, i cili ndodhet në arrati.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të arrestohet 39-vjeçari.

/GazetaSinjali/