image 38-vjeçari kërcënon zyrtarin policor në Prizren, Policia në kërkim të tij

Siguri

38-vjeçari kërcënon zyrtarin policor në Prizren, Policia në kërkim të tij

news image

Një zyrtar policor ka qenë cak i një kërcënimi nga një qytetar në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar në Polici vetë polici, i cili ka deklaruar se ka pranuar thirrje telefonike nga 38-vjeçari, i cili më pas e ka kërcënuar edhe me mesazhe në rrjetin social WhatsApp.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, por i dyshuari nuk është arritur ende që të kapet nga njësitet policore.

/GazetaSinjali/