image 38-vjeçari e kërcënon dhe kap për flokësh një grua para motelit në Ferizaj, e shpëtojnë kalimtarët

Siguri

38-vjeçari e kërcënon dhe kap për flokësh një grua para motelit në Ferizaj, e shpëtojnë kalimtarët

news image

Një grua është përballur me një sulm serioz nga një burrë para një hoteli në qytetin e Ferizajt. Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën ‘Rexhep Selimi’ para restorant-hotel ‘Mita’, kur 38-vjeçari i ishte vërsulur gruas që ta sulmojë fizikisht.

Sipas informacioneve të para, ai fillimisht e kishte kërcënuar me fjalë e më pas e kishte keqtrajtuar duke e kapur për flokësh. Për fatin e 41-vjeçares, aty pranë kanë qëlluar të jenë disa kalimtarë rasti që kanë ndërhyrë dhe e kanë shpëtuar gruan nga duart e të dyshuarit.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë arrestuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacion policor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kanosja’ dhe ‘Sulmi’.

/GazetaSinjali/